Italia ka ekstraduar drejt Tiranës një 53-vjeçar, i cili akuzohet se kultivoi lëndë narkotike afër banesës së tij në Milot, në vitin 2022.

E.H., 53 vjeç, banues në Milot, ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë, nga Tirana është ekstraduar drejt Italisë një 46-vjeçar nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.

V.Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA