Tre të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. 

Ditën e djeshme, përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e qendrës tre të miturit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

‘Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA