Sa rrezikohet Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria 14/03 14:18
Myrto Uzuni ka tundur rrjetën për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën, kësaj radhe në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.
Në minutën e 77’, mbrojtësi kundërshtar nuk largoi mirë një top nga porta e miqve, që u përplas më pas me Uzunin dhe shkoi drejt rrjetës, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që kaloi sërish në avantazh ekipin e tij, por që nuk mjaftoi deri në fund pasi Malaga barazoi sërish.
Ky është goli i dytë radhazi për 29-vjeçarin kuqezi, i cili duket se ka rigjetur sërish formën e tij me Granadën, pas një starti jo mjaft të mirë në La Liga 2.
KLIKO KËTU PËR GOLIN
Top Channel