“SPAK s’ka gjetur asgjë të fshehur nga unë”, Meta sulmon sërish Dumanin: I gjetën diçka disa njerëzve që i kam mbajtur pranë dhe…

20/09/2024 14:45

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin.

I pyetur se a po hetohet për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit, Meta tha se SPAK nuk ka për të gjetur asnjë akt të paligjshëm apo të fshehur nga ai.

“Nuk e di sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim i tretë, por i është referuar edhe burimit të parë, që është Dum Dumani, personalisht prej kohësh. Mund t’ju deklaroj që pavarësisht se Dum Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën, mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur që është dënuar edhe me vendim gjykate për ‘dhunë në familje’ që në dhjetor të vitit 1919, kur ka qenë kulmi i debatit për gjykatën kushtetuese. As s’ka gjetur dhe as nuk ka për të gjetur asnjë akt të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar apo të fshehur”, tha kreu i PL.

Meta akuzoi se janë bërë inskenime jo të vërteta, të bisedave ambientale me njerzërit e afërt e tij të dikurshëm, që sipas tij SPAK ka gjetur diçka.

“Po, Kanë gjetur diçka rreth njerëzve që Meta i ka pasur pranë, dhe i përdorin, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale që janë estradë e vërtetë. Dum Dumani ka si qëllim të përdorur njerëzit e korruptuar të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA