Grupet kriminale shqiptare që veprojnë kryesisht jashtë territorit shqiptar rezultojnë të kenë përdorur edhe aplikacionin Ghost, përveç SKY ECC për të komunikuar.
Zbërthimi i këtij aplikacioni pak ditë më parë nga policia australiane çoi në dhjetëra arrestime në disa shtete.
Arrestime pati edhe në Itali, ku në pranga ra i ashtuquajturi kryemafiozi italian, Giovanni Parlangeli, pjesë e klanit “Sacra Corona Unita”. Nga zbërthimi i këtij aplikacioni, sipas mediave australiane rezulton se Parlangeli kishte lidhje të ngushta me grupet mafioze shqiptare në trafikun e drogës.
Në një nga bisedat e zbërthyera rezulton se arrestimi i një 36-vjeçari, nga Victoria e Kanadasë, gjatë operacionit Kraken, zbuloi bashkëpunimin me eksponentë të krimit në Shqipëri. Bashkë me ta, ai rezultonte të kishte trafikuar një sasi kanabisi me vlerë 1.2 milion dollarë.
Top Channel