Sherr mes të rinjve/ Dy të plagosur gjatë natës në Tiranë, autori ia mbath, vijojnë kërkimet për arrestimin e tij

20/09/2024 06:56

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes disa të rinjve gjatë mbrëmjes së një dite më parë në Bulevardin e Kasharit në Tiranë.

Rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA