Edmond Brahës, i arrestuar në maj të këtij viti, me dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte emigrantë, u la në burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
GJKKO rrëzoi e kërkesën e Brahës për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, ose një masë tjetër më të butë, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe në prova.
Grupi kriminal që trafikonte shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit u shkatërrua në maj, kur në pranga ranë dhjetëra persona, mes tyre oficerë policie.
Sipas dosjes, dyshohet se në gjashtë muaj hynë në Shqipëri 260 shtetas të huaj, duke ndjekur linjën ajrore Dubai – Rinas, dhe më pas shpërndaheshin për të kaluar kufirin e gjelbër, të ndihmuar nga trafikantë.
Pjesë e përgjimeve është një bisedë mes të arrestuarit Endri Seiti, nga Tirana, si organizator i aktivitetit kriminal dhe Arba Hysenllari. Seiti i flet kësaj të fundit për drejtorinë e Tiranës, ndërsa Arba i thotë se ka një mikeshë te emigracioni.
Top Channel