Një grup i vogël qytetarësh janë mbledhur në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.
Opozita proteston prej javësh për largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nga pamjet e siguruara duket një grup i vogël prej më pak se 50 personash.
Protesta, e cila organizohet çdo të premte ka krijuar trafik në kryeqytet, duke vështirësuar edhe qarkullimin e qytetarëve.
Për të disatën javë rresht në prag të protestave të paralajmëruara nga opozita poshtë zyrës së Veliajt, policia përgatit një plan masash duke bllokuar rrugët që lidhin qendrën e Tiranës, e për rrjedhojë shkaktohet kaos në të gjithë kryeqytetin.
Lëvizja e mjeteve thuajse paralizohet për të paktën 3-4 orë në Tiranë çdo të premte kur një grusht i vogël qytetarësh dalin para zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, ndërkohë që fare mirë, duke pasur parasysh dhe numrin e pjesëmarrësve, qarkullimi mund të menaxhohet në atë mënyrë që pjesa tjetër e qytetit të vijojë jetën normalisht.
Top Channel