Nga burgu në Kuvend! Rrjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, e nis me një kritikë: Objekti i komisionit duhet të përputhet me objektin e hetimit

20/09/2024 10:24

Klodian Rrjepaj la sot qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin.

Në nisje të mbledhjes, Rrjepaj kritikoi lidhur me termat e përdorur: Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti. Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja paketimi dhe më pas sterilizimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, ndërkohë që leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ishte Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që kërkoi për të thirrur si dëshmitarë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, që janë nën hetim nga SPAK.

Komisioni caktoi mëngjesin e 9 tetorit për Beqajn dhe 20 shtatorin për Rrjepajn si data për të marrë dëshmitë, megjithatë autorizimi deri më tani është dhënë vetëm për Rrjepajn dhe Rrapajn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA