FOTO/ Ditëlindje ndryshe! E mbijetuara e Holokaustit feston 80-vjetorin duke protestuar jashtë burgut izraelit

20/09/2024 22:23

Një e mbijetuar e Holokaustit ka zgjedhur të shënojë ditëlindjen e saj të 80-të të premten duke protestuar jashtë burgut izraelit, ku mbahen palestinezët e arrestuar pas sulmit të 7 tetorit.

Veronika Cohen, e cila lindi në Budapest, e ktheu ditëlindjen e saj në një protestë përpara burgut të grave Neve Tirtza në Ramla. Protesta kishte për qëllim ekspozimin e trajtimit degradues me të cilin përballen të burgosurit palestinezë.

“Zemra ime u thye kur mësova për kushtet e mjerueshme që përjetuan të burgosurit palestinezë. Për më tepër, mora vendimin të qëndroj para këtij burgu ku Khalida Jarrar, një politikane palestineze, është burgosur padrejtësisht për më shumë se 10 muaj, pa marrë asnjë gjyq apo akuzë të veçantë penale kundër saj”, shprehet 80-vjeçarja.

Sipas Komitetit Publik Kundër Torturës në Izrael, pothuajse 10,000 palestinezë mbahen në paraburgimin izraelit, një rritje prej 200% nga vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA