08/10 22:46
Empoli është padyshim një nga surprizat e Serie A në këtë fillim sezoni, me skuadrën italiane që ende nuk ka humbur asnjë ndeshje nga 5 të luajtura, duke grumbulluar 9 pikë.
Kësaj radhe, ekipi i D’Aversës u përplas në transfertë me Cagliarin, duke triumfuar 0-2 falë golave të Colombos dhe Espositos.
Por ai që mori vëmendjen e këtij takimi ishte Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte në fushë për 90 minuta dhe nuk u kalua asnjëherë nga skuadra vendase.
Për këtë arsye, ai ishte dhe lojtari më i vlerësuar i takimit, duke marrë notën 8.4, duke lënë shumë pas dhe autorët e golave.
REZULTATI:
CAGLIARI 0-2 EMPOLI
Colombo 33’, Esposito 49’
Top Channel