Champions League/ Monako surprizon Barçën, Atlanta barazon me Arsenalin, Atletiko merr 3 pikë

20/09/2024 13:09

Barcelona ka pësuar një humbje befasuese në debutimin e saj në Champions League përballë Monakos me shifrat 2-1 në transfertë.

Praktikisht, gjithçka ndodh në pjesën e parë: pas dhjetë minutash lojë katalanasit mbeten në mënyrë të papritur mbeten me një lojtarë më pak. Për shkak të faullit si lojtar i fundit, Erik Garsa ndëshkohet me kartonin e kuq dhe skuadra franceze e shfrytëzoi këtë gjë dhe në minutën e 16-të zhbllokuan takimin falë një aksion personal të Akliouche Barça rrezikon të dyfishojë epërsinë, por pa u mbyllur pjesa e parë katalanasit edhe pse në inferioritet numerik, arrijnë të barazpeshojnë shifrat në 1-1, falë yllit të ri të tyre Lamin Yamal.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71-të, bardhekuqtë rifituan me meritë epërsinë me anë të Ilenikhenas, i cili doli përballë Ter Stegen, duke mposhtur për herë të dytë në këtë 90 minutësh portierin gjerman. Dhe me shifrat 2-1 u mbyll ky takim që sinjalizon një fillim të vështirë të Champions League për Barcelonën.

Në Bergamo, Atalanta dhe Arsenali ndajnë nga një pikë pas barazimi 0-0. Skuadra e kapitenit kuqezi Berat Gjimshiti i pati të gjitha shanset për ta fituar takimin përballë Topçinjtë për mundësinë e humbur në minutën e 51-të nga Retegui, i cili lejoi veten të hipnotizohej nga Raya në goditjen e penalltisë. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentojnë ta zhbllokojnë, por pa fat dhe i gjithë takimi mes këtyre dy skuadrave u mbyll në 0-0. Spanjollët e Atletico Madrid rikthehen te fitorja pasi mundën 2-1 Leipzig. Megjithatë, ndeshja nuk filloi mirë pasi gjermanët që në minutën e katërt kalojnë në avantazh. Por pas këtij disavantazhi, Colchoneros filluan të ushtrojnë më tepër presion, duke iu afruar menjëherë barazimit me Griezmann.

Ndeshja është e gjallë dhe me ritëm shumë të lartë, Në minutën e 28-të, Llorente zbret me shpejtësinë e tij klasike në të djathtë, kroson dhe gjen të djathtën e Griezmann, i cili e kthen ndeshjen në barazim. Spanjollët e zhvendosin ritmin dhe lojën në anën e tyre. Pas pushimit ritmi ishte dukshëm i ndryshëm, por skuadra e Simeones vazhdoi të merrte iniciativën. Kur gjithçka tregonte për një barazim, Colchoneros më në fund në minutën e 90-të arrijnë të marrin tri pikët me Gimenez dhe 2-1, një rezultat që mbeti deri në vërshëllimin e trefishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA