36-vjeçari Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri jë ditë më parë në Athinë.
Nga të dhënat e deritanishme lidhur me plagosjen, rezulton se 3 shtetas shqiptarë kanë rrahur një shtetas gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.
Shtetasi gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, nga Elbasani.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.
Sipas informacioneve, ai është deportuar 7 herë nga Greqia në Shqipëri dhe ka disa dënime për trafik droge dhe vjedhje.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin “Gjenimatas”.
Top Channel