Moti i keq zhvendoset drejt Britanisë dhe Uellsit, paralajmërohet për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike

19/09/2024 17:52

Pasi moti i keq bëri ‘kërdinë’ në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, pritet që të zhvendoset drejt Britanisë së Madhe dhe Uellsit.

Shërbimi meteorologjik Met Office paralajmëron për stuhi dhe reshje të dendura të shiu. Për pasojë pritet ndërprerje e energjisë elektrike, si dhe përmbytje të rrugëve.

Britania do të jetë në alarm deri ditën e shtunë, thekson shërbimi meteorologjik i motit.

Deri më tani nuk pritet të ketë anulim të fluturimeve apo të udhëtimeve me metro.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA