Nisur nga rasti i fundit i ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gert Bogdani nga një arrest kardiak, mjeku i njohur kardiolog Prof. Dr. Artan Goda ka shpjeguar në një intervistë për Top Channel se kur ndodh një vdekje e papritur për shkak të problemeve në zemër.
Duke folur për humbjen e një ditë më parë të Gerti Bogdanit Prof Goda thotë se ka raste kur sëmundja nuk shfaq simptoma më parë ndonëse janë të rralla.
Mjeku apelon për kujdes të shtuar në stilin e jetesës, sidomos të rinjtë të cilët duhet të evitojnë përdorimin e substancave apo të duhanit, pasi pasojat mund të jenë fatale.
Intervista e plotë e mjekut kardiolog Prof dr. Artan Goda
Alma Demiraj: Çfarë po ndodh me problemet kardiake tek të rinjtë kryesisht
Artan Goda: Sëmundjet kardiake njihen që janë numri më i madh i sëmundjeve në raport me çdo patologji të tjerë, zënë më shumë se 40% të sëmundshmërisë në përgjithësi dhe 50% të vdekshmërisë së popullatës. Vërehet se ka edhe në mosha të reja, më shumë se dikur dhe kjo supozohet që ka lidhje me stilin e jetesës, Njerëzit lëvizin më pak, ushqehen më shumë, është rritur niveli i stresit. Faktorë që influencojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe në disa raste ka presidpozicion familjar.
– Ka një ulje të moshës?
Artan Goda: Shihet një tendencë në këtë drejtim megjithëse në sëmundje të zemrës në mosha të reja ka pasur gjithmonë?
– Cila është mosha më e re?
Artan Goda: Në memorien time ka qenë 17 vjeç, por ishte përdorues droge dhe kjo ka influencën e vet mbi enët që ushqejnë zemrën. Në raste të tjera, mosha ka qenë 23 vjeç.
– Sa keni në vit në shërbimin tuaj
Artan Goda: Nëse flasim për numrin e infarkteve është relativisht i lartë. Ne mbledhim çdo infarkt për gjithë republikën dhe kemi shërbim 24 orësh për ndërhyrje sa më të shpejtë që të hapim enën e mbyllur që shkakton infarktin. Kjo ishte arritje e madhe që tashmë është bërë realitet. Koha e ndërhyrjesa është shumë e rëndësishme. Ne qendrën tonë është një numër 1 mijë e 900 që arrijnë në spital. Jemi përpjekur të shtrihemi në Fier dhe Shkodër. Strategjia është t’i afrohesh të sëmurit.
-Sa % e kësaj shifre humbin jetën
Artan Goda: Në momentin e infarktit akut, një shifër është ata që nuk arrijnë dot në spital sepse vdekja ndodh shumë shpejt. Dhe shifrat nuk janë të vogla, nga 10-15 të infarkteve akute kanë fatalitet. Futja e ndërhyrjeve e ka zbritur fatalitetin
-Si ndodh një infarkt?
Artan Goda: Është shumë e thjeshtë, zemra është organ i thjesht. Pompë muskulare që ushqehet nga tre enër kryesore, nëse ndodh mbyllja e njërës nga këto artiere dhe nuk ushqehet, ky ind muskular i pompës nxjerr nga funksioni një pjesë të muskulit që është atakuar nga mbyllja e enëve dhe në këtë rast lindin probleme, si aritima madhore që mund të marrin jetën. Për këtë arsye të sëmurët observohet në 24 orët e para në njësitë koronare që kanë afër defribatorin që përmes goditjes elektrike e anulon këtë aritmi dhe shpëton jetën. Duhet që një njeri me infarkt të jetë nën kujdesin e sistemit dhe pranë një defribilatori.
-Cilët janë faktorët e riskut
-Janë pesë faktorë madhorë të riskut. Përveç kodit gjenetik, ku ne nuk ndërhyjmë dot, janë katër të tjerë. Njerëzit mund të luftojnë me to, janë hipertensioni, duhani, diabeti dhe çrregullimi i metabolizmit të yndyrave. Kolestoroli dhe jo vetëm, edhe rritja e produkteve të tjera të yndyrave. Këto mund të luftohen në kohë dhe sa më herët të luftohen dhe të normalizohen, aq më mirë është për të ardhmen e individit. Në radhë të parë, duhet të identifikohet.
-Po Covid-i si ka ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve kardiake?
–Covid-i në fazë akute supozohet në 20 për qind të rasteve, mund të prekin edhe zemrën. Shkakton keqfunksionimin e muskulit të zemrës. Ka ndikuar në përkeqësimin e hipertensionit, apo në dëmtimin e qelizës muskulare që mund ta bëjë çdo virus që shkakton keqfunksionim. Por e keqja më e madhe që i bëri covid sëmundjeve të zemrës është se shkëputi sistemet shëndetësore në të gjithë botën, nga i sëmuri kardiak. Izolimi, përqendrimi në drejtime të tjera çoi në përkeqësimin e këtyre sëmundjeve dhe u spostua vëmendja drejt Covid. Të rinjtë, është rritur intestiteti i jetës, intensiteti i jetës. Për fat të keq shifrat e duhan pirjes nuk janë në rënie, plus ka një kequshqyerje në përgjithësi. Akoma nuk është kryer ndërgjegjja e mbrojtjes së shëndetit, ecin më shumë me mjete sesa në këmbë.
-Prekët se është shtuar numri i përdoruesve të substancave narkotike
-Këto sjellin mjaft të sëmurë që kanë probleme kardiake. Ka mjaft të ri që kanë në mënyrë të pamerituar probleme kardiake që e provokojnë përmes stilit të gabuar të jetës, që është droga
-Le të kthehemi të humbja e jetës së ish-deputetit Gert Bogdanit, cili mendoni se është shkaku i një ataku kardiak të një 44 vjeçari
-Një vdekje e papriotur ndodh për tre arsye madhore. Më e zakonshmja është mbyllja akute e një ene të madhe, e cila sjell aritmi madhore që të merr jetën. Nëse je afër një defribatori mund të korrigjohej. Ka shtete që e kanë në çdo cep rruge. Arsyeja e dytë është kur ka një sëmundje të pranishme por të panjohur të muskulit të zemrës që prodhon aritmi pa lidhje me enët madhore dhe historia përsëritet. Arsyeja e tretë për një vdekje të papritur, është çarja e tubit kryesor të qarkullimit që është aorta që zbaz menjëherë gjakun dhe sjell vdekje të papritur. Aksidentet cerebrale mund të japin kohë. Në përgjithsi, jo gjithmonë ndodh aksidenti koronar menjëherë, ka disa shenja që e paraprijnë por njerëzit nuk i dinë. Ka dhe raste që nuk të ketë paralajmërim.
-Të afërmit dhe mjekët thonë që nuk ka vuajtur më herët nga problemet kardiake, ka qenë konsumator duhani
-Duhani e rrit mundësinë e infarktit. Sëmundja mund të shfaqet për herë të parë pa asnjë simptomë, por jep disa shenja që neglizhohen. Një temperaturë mund të japë një gjendje virale që të krijojë kushtet për një aritmi madhore, kjo është shumë e rrallë. Më vjen shumë keq për Gertin se ishte një njeri i veçantë.
Top Channel