Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë në moshën 44-vjeçare, duke tronditur opinionin publik.

Edhe pse jeta e tij nuk ishte e gjatë, në ato vite që ai u angazhua në politikë, la gjurmë që do të kujtohen gjatë në historinë e Partisë Demokratike dhe jo vetëm.

Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.

Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.

Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Por, Gerti Bogdani nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë.

Gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka.

Edhe ai ka humbur jetën i ri, në moshën 36-vjeçare, më 1 shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.

Baba i dy vajzave dhe bashkëshort i aktivistet Edlira Çepani, Gerti Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe për nga një arrest kardiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA