“E gjetëm duke u djegur në kuzhinë”/ Të afërmit flasin për ngjarjen tragjike në Has: U mundua i gjithë fshati t’i shpëtonte

19/09/2024 11:46

Familja Lushi në Nikoliq të Hasit ka hapur dyert e mortit.

Nëna, përveç djalit që humbi jetën kishte edhe tre djem të tjerë, dy prej tyre jetonin në Angli, një në Francë.

E ndjera jetonte me djalin dhe nusen e tij. Të afërmit, tregojnë ngjarjen tragjike.

“Në orën dy e kemi marrë vesh për ngjarjen, kaq informacion kemi. Ka qenë me nënën e me gruan. Djali ka qenë këtu, tre të tjerët jetonin në emigrim. Jemi të dëshpëruar, ka vdekur për nënën, ka sakrifikuar jetën.

“Po ndihmonte nënën ta nxirrte nga shtëpia, ne shkuam në orën 2 pa çerek. Ishin të gjithë, I gjithë fshati, policia zjarrfikëse, por nuk mundëm. U mundua I shkreti të nxirrte nënën. Kur ka lajmëroi policinë, hyri Brenda të nxirrte nënën por nuk doli dot më jashtë”

“E kemi gjetur në kuzhinë, Rexhin e kemi gjetur duke u djegur akoma duke u djegur, ishte i shkrirë komplet”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA