Drejtoria e burgjeve jep lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë dhe dëshmon nesër për sterilizimin në Komisionin Hetimor

19/09/2024 13:28

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar nesër në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ishte Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që kërkoi për të thirrur si dëshmitarë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, që janë nën hetim nga SPAK.

Komisioni caktoi mëngjesin e 9 tetorit për Beqajn dhe 20 shtatorin për Rrjepajn si data për të marrë dëshmitë, megjithatë autorizimi deri më tani është dhënë vetëm për Rrjepajn dhe Rrapajn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA