21/12 19:48
Liri Berisha dhe Argita Malltezi kanë marrë pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, ndërsa ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të vitit të kaluar nuk ishte pjesë e homazheve.
“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt’, u shpreh ajo.
Top Channel