VIDEO/ Manchester City dhe Interi ndahen në “paqe”, Girona debutuese mposhtet në fund nga PSG. Mësoni rezultatet e mbrëmjes

18/09/2024 22:59

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e dytë të javës së parë në formatin e ri, që ndryshe nga nata e parë, golat nuk ishin kryefjala e mbrëmjes.

Finalja e vitit 2023, e cila u përsërit në “Etihad” mes Manchester Cityt dhe Interit u mbyll në “paqe”. Pjesa e parë ishte disi e balancuar, me “qytetarët” që kontrolluan topin, ndërsa zikaltrit patën rastet më të pastra për gol. Në të dytën, të besuarit e Guardiolës u përpoqën disa herë të zhbllokonin rezultatin, ndërsa kampionët e Italisë provuan me kundërsulme, por pa gjetur të gjenin rrjetën.

Finalistët e vitit të kaluar, Dortmund, arritën një fitore të rëndësishme përballë Club Brugge në transfertë me rezultatin 0-3.

Kampionët francezë të PSG iu falën një goli të Nuno Mendes në minutën e 90’, e cila solli tre pikët përballë Gironës debutuese.

Spektakli i golave erdhi nga Skocia, aty ku Celtic mposhgti 5-1 skuadrën e Slovan Bratislavës.

REZULTATET:

MANCHESTER CITY 0-0 INTER

PSG 1-0 GIRONA

N. Mendes 90’

GOLI I MENDES (VIDEO)

CLUB BRUGGE 0-3 DORTMUND

Bynoe-Gittens 76’, 86’, Guirassy (P) 90+5’

GOLI I PARË I BYNOE-GITTENS (VIDEO)

GOLI I DYTË I BYNOE-GITTENS (VIDEO)

GOLI I GURIASSY (VIDEO)

CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA

Scales 17’, Furuhashi 47’, Engels 56’, Maeda 70’, Idah 87’ / Wimmer 61’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA