I diplomuar për inxhinieri, kush është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët 26/04 05:02
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca plenare që ishte planifikuar për ditën e nesërme do të shtyhet, pasi në ato orare do të kryhen homazhet për nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet në njoftim.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare nga një arrest kardiak.
Top Channel