Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak.

Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë.

Kush ishte Gerti Bogdani?

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike. Bogdani ishte themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Bogdani karrierën politike e filloi në vitin 2007, ndërsa kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe ai vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai u zgjodh zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator 2015 ai u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA