
21/02 21:39
Një sulm ukrainas me dron shkatërroi një depo municionesh në rajonin e Tverur në Rusi.
Dronët ukrainas shënjestruan magazinën e operuar nga ministria ruse e mbrojtjes në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U, bomba ajrore të drejtuara dhe municione artilerie.
Guvernatori i rajonit, Igor Rudenya, të urdhërojë një evakuim të pjesshëm të zonës gjatë orëve të para të kësaj të mërkure.
Banorët e zonës, përfshirë 11 fëmijë, janë evakuuar në vendbanimet Kunya dhe Velikiye Luki në rajonin fqinj Pskov, tha agjencia e lajmeve TASS. Sakaq theksohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Top Channel