Politikania e re dhe e motra torturohen nga bandat në Brazil pas gjestit ‘të pafajshëm’ në foto

17/09/2024 16:14

Rayane e Rithiely Alves Porto, bashkë me vëllanë e tyre dhe një tjetër u morën peng nga një bandë në Brazil, që besohet se i ka torturuar pasi në vonë dy motrat u gjetën të vdekura, raportojnë mediat vendase.

Kandidatja e këshillit bashkiak dhe motra e saj modele rrjeti ishin marrë peng në një vendndodhje ku ishin torturuar nga shtatë individë të bandës.

Një nga djemtë kishte arritur të shpëtonte nga burgosja e bandës njoftoi autoritetet, të cilat më vonë gjetën dy motrat të vdekura e të torturuara.

Vëllai i tyre ishte gjetur gjallë i përgjakur në vendodhjen në perëndim të Brasilia, në Brazil. Ai kishte shenja torture në duar dhe goditje thike në kurriz, shkruan rrjeti Mirror.

Motivi i sulmit është ende nën hetim por policia sugjeron se mund të ketë të bëjë me një gjest që vajzat bënin në një foto në rrjet, që ishte interpretuar gabimisht si simboli i një bande rivale të krimit.

Fotoja pranë lumit Jauru River, u shpërnda gjerësisht dhe kjo duket se nxiti hakmarrjen e gabuar të bandës.

Kreu i policisë vendase Higo Rafael tha: “Hetimet paraprake thonë se ky është motivi. Ata i morën viktimat në një festë pranë lumit dhe kontrolluan celularët e vajzave pastaj i morën për t’i dërguar në një shtëpi, ku i toruruan deh i kërkuan familjeve të tyre 100,000 real ($15 000).”

Çështja ka sjellë arrestimin e nëntë personave.

25 vjeçarja e ndjerë Rayane sapo kishte hyrë në politikë duke kandiduar për bashkinë lokale me partinë republikane.

Ndërsa motra e saj Rithiely, 28 vjeçe njihej në rrjetet sociale ku postonte imazhe për 87,600 ndjekësit e saj.

Motrat u varrosën dje në Gloria d’Oeste shkruan DailyStar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA