‘Unë e urrej Taylor Swift,’ thotë Trump pas mbështetjes së këngëtares për rivalen Harris (fotot)

16/09/2024 17:36

Pasi këngëtarja e njohur amerikane i dha publikisht mbështetjen kandidates demokrate Kamala Harris, ish-presidenti dhe kandidati presidencial republikan Trump tha dje se e përçmon Taylor Swift.

Komentet e tij vijnë pas përfshirjes së artistes në politikën e zgjedhjeve, pak pas debatit mes  Trump e Harris të martën, në rrugën drejt zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Ajo përpiqet për çështjet e të drejtave prandaj unë duhet ta mbështes”, kishte shkruar më herët Swift në llogarinë e saj në Instagram. “Mendoj se ajo është një liderë e talentuar dhe se mund të arrijmë më shumë me një lider që udhëhiqet nga qetësia e jo nga kaosi” argumentonte Swift.

Fushata e Harris vinte në lojë Trump duke publikuar deklaratën e Swift dhe duke përmendur pjesë nga tekstet e këngëve të saj, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Postimi i Swift në rrjetin Instagram ku jep mbështetjen për Harris la marrë deri tani 10 milionë ‘pëlqime’ virtuale.

FOTO GALERI
1/2
Komentet e tij vijnë pas përfshirjes së artistes në politikën e zgjedhjeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA