Vladimir Putin raportohet se ka urdhëruar rusët të bëjnë më shumë seks, tashmë dhe në orarin e punës ose në pushimet në punë, prej rënies së numrit të lindjeve në vend.
Por shumë komentues denoncojnë se ai dhe liderë të tjerë konsiderojnë popullin e tyre vetëm numra për të mbushur radhët e ushtrisë, ose objektiva të tjera egioste e magalomaniake të liderëve absolutë.
Rrjeti britanik Metro shkruan se skema e fundit nxit “seksin në punë” që mund të nxisë rritjen e fertilitetit në Rusi që është aktualisht 1.5 fëmijë për çdo grua, shumë më poshtë përqindjes prej 2.1 fëmijë për çdo grua që i nevojitet Rusisë për të “stabilizuar popullatën”.
Aktualisht më shumë se 1 milionë të rinj rusë kanë emigruar nga vendi për t’i shpëtuar mobilizimit në ushtri për luftën brutale në Ukrainë, shkruan Metro.
Putin tha dje: “Vijimësia e popullit rus është prioriteti ynë kombëtar. Fati i Rusisë varet nga numri sesa jemi, dhe kjo është çështje rëndësie kombëtare.
Ministri vendas i shëndetësisë Dr Yevgeny Shestopalov gjithashtu tha: “Nuk është justifikim të thuash se në punë jeni të zënë, të përfshihen në aktivitetet shumimi në orarin e punës është e rëndësishme pasi jeta kalon shumë shpejt”.
Një gazetare e pyeti atë sesi mund të lindin fëmijë njerëzit kur janë të zënë me punë: “Njerëzit punojnë deri në 12 orë ose 14, si mund të lindin fëmijë ata?”
Ai u përgjigj: “Gjatë pushimit në punë”.
Kjo duket se është një kërkesë zyrtare e Kremlinit për të shtuar popullatën, edhe pse vitet e fundit gratë çuditërisht e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbeten shtatzënë.
Deputetja Tatyana Butskaya, 49 vjeçe ka hartuar një plan për gratë, duke i nxitur ato të lindin më shumë.
“Tashmë familjet e mëdha janë më në modë, ato po kthehen në elitën e re. Madje dhe punëdhënësit duhet të marrin në konsideratë përqindjen e lindjeve të vartësve të tyre”.
Një rajon në Rusi i quajtur Chelyabinsk ka nisur pagesa deri ne 9000 dollarë për gratë nën 24 vjeç me lindjen e fëmijës së parë.
Aborti në vend është shumë i vështirë teksa dënohet nga figura publike dhe ato të Kishës, ndërsa dhe pagesat e çifteve për divorcet janë rritur, për ta dekurajuar atë.
Politikania Anna Kuznetsova ka thënë mbi çështjen: “Gratë duhet ë nisin të lindin prej moshës 19-20 vjeç, që nje familje e stabilizuar të ketë tre, katër ose më shumë fëmijë”.
Putin i ka thënë rusëve të ndjekin shembullin e tij dhe të ketë shumë fëmijë, por problemi është se ai nuk ka deklaruar asnjëherë se sa fëmijë ka ne te vertete, shkruan rrjeti Metro.
Atij i njihen vetëm dy vajzat me gruan e parë Lyudmila Putina, Maria Vorontsova, 39 vjeçe, e Katerina Tikhonova, 37.
Por gazetarët konfirmojnë se Putin dy djem me të dashurën ‘sekrete’ Alina Kabaeva, 41 vjeçe, me moshë nëntë e pesë vjeç, e gjithashtu një vajzë Luiza, 21 vjeçe, nga një lidhej e mistershme jashtëmartesore.
Popullsia e Rusisë projektohet të bjerë nga 144 milionë në 130 milionë dy dekadat e ardhshme, shkruan Metro.
Top Channel