Kina liron pastorin amerikan David Lin pas 18 vitesh (fotot)

16/09/2024 16:54
Keshilltari Jake Sullivan me Xi Jinping ne fund te muajit qe shkoi

Lirimi i Lin erdhi pak pas një takimi të këshilltarit amerikan të sigurisë Jake Sullivan me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi

Kina ka liruar dje një pastor amerikan që mbante në vend prej vitit 2006, njoftonte departamenti amerikan i shtetit.

David Lin, 68 vjeç nga Kalifornia është “kthyer në SHBA dhe është takuar me familjarët e tij për herë të parë në rreth 20 vjet”, tha zëdhënësi i departamentit.

Uashingtoni kishte nxitur prej kohësh Pekinin për lirimin e Lin duke argumentuar se ai po mbahej në vend me akuza të gabuara.

Familjarët e Lin gjithashtu kishin bërë apel për lirimin e tij. “Jemi shumë të gazuar,” citohej të kishte thënë dje e bija Alice Lin për rrjetin Politico. “Duhet të rekuperojmë shumë kohë të humbur. Falënderoj këshilltarin Jake Sullivan q ngriti çështjen e babait tim,” tha ajo.

Lin ishte marrë në pyetje nga autoritetet kineze në 2006 kur kishte tentuar të hapte një qendër kristiane në Pekin, por u ndalua të largohej nga vendi dhe më vonë u arrestua.

Ai u akuzuar me mashtrime në kontrata me detaje të paqarta, sipas rrjetit ‘Washington Post’, dhe më pas u dënua me burgim të përjetshëm në 2009, por Lin gjithmonë ka mohuar akuzat.

Pastori kishte marrë disa reduktime të dënimit gjate viteve dhe herën e fundit parashikohej të lirohej në 2029.

Çështja e Lin është përmendur shpesh së bashku me atë të biznesmenëve amerikanë të burgosur në Kinë, Mark Swidan e Kai Li.

Si Swidan e Mr Lai konsiderohen nga SHBA se janë ndaluar në mënyrë të padrejtë, shkruan TheIndependent.

FOTO GALERI
1/2
Pastori me te bijen ne 1984

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA