VIDEO/ Tjetër tragjedi në La Mansh! Të paktën 8 persona humbën jetën në tentativë për të shkuar në Britani, publikohen pamjet rrëqethëse

15/09/2024 15:16

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në La Mansh dhe të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së dështuar për të kaluar Kanalin nga veriu i Francës drejt Britanisë.

Autoritetet franceze njoftuan se incidenti ndodhi pak para mesnatës, kur panë një anije, që po transportonte dhjetëra persona. Anija po përballej me vështirësi dhe gjendej në afërsi të bregut në qytetin verior të Ambletus.

Një anije shpëtuese franceze u dislokua në atë zonë dhe shërbimet e shpëtimit ofruan ndihmë mjekësore për 53 emigrantë që u nxorën në breg, u tha në deklaratën e autoriteteve detare të Francës.

“Pavarësisht ndihmës emergjente të ofruar, tetë persona kanë vdekur”, u tha në njoftim.  Në njoftim u shtua se asnjë person tjetër nuk është gjetur gjatë kërkimeve në det.

Incidenti i fundit ndodhi pothuajse dy javë pasi një anije me emigrantë u fundos në Kanalin Anglez, teksa emigrantët po tentonin të arrinin në Britani nga veriu i Francës dhe humbën jetën 13 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA