Foto ilustruese

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim nga megaoperacioni “Tempulli4”, është arrestuar nga policia.

Në afërsi të Brrylit, u kap dhe u ndalua Orgest Veliaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke e çuar në 25 numrin e personave të arrestuar nga ky operacion.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA