Kontroll për fëmijët e pavaksinuar/ Paralajmërohen me sanksione drejtuesit e institucioneve arsimore në rast shkeljesh

15/09/2024 16:00

Të gjitha shkollat  kopshtet e çerdhet  do të kalojnë në sitë nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror për të kontrolluar nëse drejtuesit e tyre kanë regjistruar fëmijë të cilët nuk kanë kryer vaksinat, sipas kalendarit të detyrueshëm.

Me fillimin  e viti te ri shkollor ekspertët  e shëndetit publik rikujtojnë drejtuesit e institucioneve arsimore se  nuk duhet të  pranojnë asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar.

Në janar këtij viti në vendin tonë pati një shpërthim të fruthit tek disa fëmijë dhe në atë situatë rezultoi se në disa shkolla një pjesë e mirë e nxënësve nuk kishin paraqitur kartelën  e vaksinimit siç ishte rasti i një shkollë në Durrës.

Por këtë vit nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtuesve të institucioneve arsimore, pasi edhe për prindërit është lehtësuar procedura e pajisjes me kartelën  e vaksinimit, e cila tanimë tërhiqet direkt në e-albania. Stina e verës ka qenë e ngarkuar me viroza dhe viruse dhe me fillimin e vjeshtës  kemi hyrë tamam në stinën e tyre.

Por ndërkohë fëmijët rriskojnë edhe nga këto sëmundje infektive si Pertus, rubeola . difteri, fruth ,shytat e kolla e mirë të cilat përhapen lehtësisht nga njëri fëmijë tek tjetri.

Ekspertët e shëndetit publik i kërkojnë inspektorëve  që po kontrollojnë  institucionet arsimore t’ u kujtojnë drejtuesve të tyre sanksionet me gjobë sipas ligjit të sëmundjeve infektive në rast se e kanë shkelur këtë  ligj duke pranuar fëmijë të pavaksinuar.

Sëmundja e fruthit e cila u përhap në janar është jo vetëm shumë ngjitëse, por edhe vdekjeprurëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA