Barcelona ruan perfeksionin! Fiton dhe derbin me Gironën, në krye të klasifikimit me 15 pikë të plota

15/09/2024 21:04

Barcelona iu përgjigj fitores së Realit të Madridit ndaj Sociedadit duke shkatërruar Gironën në derbin katalanas 4-1 teksa mori edhe hakun për disfatat e pësuara ndaj saj sezonin e kaluar.

Skuadra e hansi Flick e rinisi kampionatin ashtu si e la përpara pauzës së kombëtareve teksa mori një tjetër sukses që e mban atë në krye të klasifikimit me 15 pikë të plota pas 5 javëve kampionat.

Barcelona priti deri në minutën e 30 për të zhbllokuar rezultatin me Lamine Yamal që i rrëmbeu një top mbrojtësit David Lopez për të dërguar topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin 1-0 barcelonës. Kaluan vetëm 7 minuta dhe 17 vjecari ndëshkoi sërish Gironën duke shënuar edhe golin e dytë dhe me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me një gol të shpejtë të blaugranave dhe këtë radhë ishte Dani Olmo ai që dërgoi topin në rrjetë me katalanasin që shënoi golin e tij të tretë në 3 ndeshje të luajtura me Barcelonën. Gjithcka po shkonte në mënyrë perfekte për skuadrën e Hansi Flick që në minutën e 64 plotësoi pokerin e golave me Pedrin duke e cuar rezultatin në 4-0.

Ndeshja ishte praktikisht e mbyllur në favor të Barcelonës, megjithatë në minutën e 80 Girona shënoi golin e nderit me Stuanin. E vetmja notë negative e Barcelonës në këtë ndeshje ishte kartoni i kuq i marrë në minutat e fundit nga Ferran Torres. Në këtë mënyrë Barcelona pas kësaj fitoreje vazhdon të ruajë diferencën prej 4 pikësh me Realin e Madridit dhe Villarrealin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA