VIDEO/ Milan “thyen” mallkimin, fitorja e parë e Fonsecës në krye të kuqezinjve vjen me poker, Ismajli “bllokon” Juventusin

14/09/2024 22:44

Milan ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Serie A, duke triumfuar në “San Siro” me rezultatin 4-0 përballë Venezias.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ falë një goli të Theo Hernandez. Në minutën e 16’ ishte Fofana që dysfishoi shifrat, ndërsa në të 25’ Pulisic realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas vetëm katër minutash, nga pika e bardhë shënoi dhe Abraham duke i çuar shifrat në 4-0.

Rezultati në pjesën e dytë qëndroi i pandryshuar, teksa gjakrat u ndezën për miqtë pas një goli të anuluar me VAR, gjë që bëri dhe daljen me karton të kuq të Nicolussi Caviglia.

Kështu Fonseca arrin fitoren e parë në krye të Milanit, me kuqezinjtë që shkojnë në kuotën e 5 pikëve pas katër ndeshjeve të luajtura.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Juventusi u ndal në një barazim pa gola përballë Empolit në transfertë, me barazimin e dytë radhazi për Thiago Mottën. Një prej yjeve të kësaj sfide ishte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili arriti të bllokonte mjaft mirë serbin Dusan Vlahovic.

REZULTATET:

MILAN 4-0 VENEZIA

Hernandez 2’,Fofana 16’, Pulisic (P) 25’, Abraham (P) 29’

GOLAT (VIDEO)

EMPOLI 0-0 JUVENTUS

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA