Suedia i ofron refugjatëve të kthehen në vendet e tyre me shpërblimin $34 000 për çdo familje (fotot)

14/09/2024 17:34

‘Bollëku financiar’ i ofertës suedeze për emigrantët është një tendencë në rritje së fundmi në vendet e BE ku avancimi partive të djathta dhe rritja e krimit ka fuqizuar ndjesinë anti-emigrantë.

Tashmë Suedia po ofron shumën e majme prej 34,000 dollarë për çdo familje emigrantësh që kthehet në vendin e tyre të origjinës, një taktikë që po përdoret nga disa vende të BE për të reduktuar numrin e azilkërkuesve.

Por politika e re e Suedisë që pritet të nisë në 2026, shënon një rritje të konsiderueshme nga shpërblimet aktuale për të njëjtën procedurë që ishin $970 për çdo të rritur dhe $485 për çdo të mitur.

Në një konferencë shtypi të enjten, ministri suedez i emigracionit Johan Forssell përshkruante politikën si një “ndryshim taktike” për vendin nordik që në 2015 pranoi rreth 200 000 refugjatë nga Siria, Afganistani e Iraku, duke u reklamuar si “superfuqi humanitare”, shkruan rrjeti turk TRTWorld.

Sistemi i granteve financiare ka nisur prej vitit 1984, me qëllim joshjen e kthimit vullnetar të emigrantëve, edhe pse vetëm një person ka pranuar ofertën gjithë vitin 2023 sipas statistikave të  rrjetit Forssell.

Kjo ndoshta shpjegon dhe rritjen masive të nxitjes financiare që shton më shumë shpresat e pranimit.

Suedia i bashkohet kështu tendencës së fundit të vendeve të BE për shtrëngimin e politikave të emigracionit.

FOTO GALERI
1/2
‘Bollëku financiar’ i ofertës suedeze për emigrantët është një tendencë në rritje së fundmi në vendet e BE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA