Përplasja e trenave të pasagjerëve në Egjipt lë të paktën dy të vrarë e dhjetra të plagosur (fotot)

14/09/2024 21:40

Të paktën dy njerëz kanë vdekur pasi dy trena pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin pranë deltës së lumit Nil në Egjipt.

Aksidenti rëndë ndodhi në qytetin Zagazig, qendra e provicnës Sharqiya, njoftonin në një deklaratë autoritetet hekurudhore.

Video nga vendngjarja tregonin vagonët e shtypur nga përplasja ndërsa turma njerëzish ndihmonin për të nxjerrë të plagosurit nga dritaret.

Ministria egjiptiane e shëndetësisë tha se 29 njerëz ishin plagosur në përplasje ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Për fat të keq daljen e trenave nga binarët janë raportuar rregullisht nga Egjipti prej amortizimit të sistemit hekurudhor dhe keqmenaxhimit, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Në 2018 presidenti Abdel Fattah el-Sissi tha se 250 miliardë paundë egjiptianë ($8.13 miliardë) nevojiten për riparimin e sistemit të transportit hekurudhor në vendin madhor afrikano-verior.

Aksidenti i sotëm vjen pas atij të muajit të kaluar në bregdetin mesdhetar egjiptian të Aleksandrisë ku përplasja e trenit me një automjet la dy të vdekur./TheSun/

FOTO GALERI
1/3
Video nga vendngjarja tregonin vagonët e shtypur nga përplasja ndërsa turma njerëzish ndihmonin për të nxjerrë të plagosurit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA