Papa Francesku i quante dje te dy kandidatët e zgjedhjeve presidenciale në SHBA “kundër jetës”, dhe këshillonte katolikët atje të votonin për “të keqen më të vogël” pa treguar se cila mund të ishte ajo.
Kryeprifti quante qëndrimin e Kamala Harris në mbrojtje të abortit “vrasje”, ndërsa tha se të mos presësh emigrantët është “mëkat”, duke iu referuar Trump.
“Të dy ata janë kundër jetës, si ai që refuzon emigrantët dhe ajo që kërkon të vrasë bebet ne barkun e nenes”, tha dje Papa në komentet e rralla me gazetarët, në fund të turneut të tij të vizitave në Azinë juglindore.
Ai nuk përmendi asnjëherë me emër Harris ose Trump në komentet e tij.
Amerikanët katolikë përbëjnë 52 milionë nga 1.4 miliardë katolikë në të gjithë botën, shkruan rrjeti BBC.
Ai shtonte më tej për zgjedhjen e kandidatëve: “Duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Kush është më pak i lig, burri, gruaja? Nuk e di, secili ta mendojë vetë”.
“Të nxjerrësh fëmijën nga mitra e nënës është një vrasje, sepse aty ka jetë”, tha më tej Papa.
“Të dëbosh emigrantët është diçka e ligë, të mos i lësh të kenë një jetë,” shtoi ai, dy ditë pasi Trump e Harris debatuan direkt me njëri-tjetrin dhe demokratja pretendohet se fitoi duke shtuar reputacionin e saj elektoral. /BBC/
Top Channel