Ju keni ‘shikimin e një shqiponje’ nëse pikasni luanët e përgjumur në imazhin nga bota e egër (fotot)

14/09/2024 17:59

Më poshtë do të gjeni një tjetër iluzion optik ekzotik nga bota e egër.

Zbulimi i tre luanëve në këtë fotografi mund të duket i vështirë, por gjithashtu provon se keni shikim të shkëlqyer dhe vigjilencë të patundur.

Thuajse të fshehur mes bimësisë së ulët kafshët janë duke fjetur, ndoshta pas një vakti të bollshëm ngrënie.

Ju duhet të zbuloni saktësisht ku ata kanë vendosur kokën e tyre për të fjetur.

Ata mund të jenë të gjithë bashkë apo në distancë nga njëri-tjetri.

Imazhi është marrë në parkun Kruger në Afrikën e Jugut, shkruan rrjeti The Sun.

36 vjeçari Henri Olckers që shkrepi foton e bishave duke fjetur, thotë e dhe një elefant që kaloi aty panë nuk i zgjoi nga gjumi.

Fotografi vendas shtonte: “U emocionova që gjeta këtë tufë të veçantë luanësh pasi i kam fotografuar prej vitesh. Një elefant që u afrua nje moment nuk i pëlqeu prezenca e luanëve por ata nuk u shqetësuan nga prezenca e tij”.

E gjeni dot pra vendin e tyre të fshehjes?

Nëse jo, në fotogaleri keni përgjigjen, luanet janë pranë njëri-tjetrit duke u relaksuar.

Dhe nëse kjo nuk ka shuar kuriozitetin tuaj, gjeni iluzionin e një bretkose të fshehur mes gjetheve që lundrojnë në pellgun tropikal.

Në një prej tyre po qëndron një bretkosë e vogël, ndoshta tepër e vogël …

FOTO GALERI
1/4
Luanet jane prane njeri-tjetrit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA