28 denoncime për përndjekje në Durrës/ Në një vit arrestohen 14 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë

14/09/2024 19:48

Fenomeni i përndjekjes po kthehet në një alarm të fortë social, ndërsa gjithnjë e më shumë gra dhe vajza vendosin të thyejnë heshtjen dhe të denoncojnë përndjekësit.

Ditët e fundit policia arrestoi, në Durrës dhe Kurbin, dy persona të cilëve iu gjetën dhe armë zjarri në banesa, duke nxjerrë në pah rrezikun me të cilin përballen viktimat në jetën reale, përfshirë dhe përndjekjen në rrjetet sociale.

Të shtunën, gjykata e Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për një 47-vjeçar, që u arrestua pasi prej muajsh përndiqte një 29-vjeçare vetëm pse ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes intime që kishte me të.

Po ashtu, në Kurbin, një 33-vjeçar u arrestua për përndjekjen e një të reje nga Durrësi përmes rrjeteve sociale. Përndjekja përbën vepër penale që dënohet me burg, pasi pasojat psikologjike për të mbijetuarat janë të rënda.

Gjatë dy viteve të fundit në Durrës janë regjistruar 28 denoncime me 29 autorë, nga të cilat 18 denoncime vetëm këtë vit.

Mekanizmi referues dhe qendrat që ofrojnë shërbime për të dëmtuarat ekzistojnë, por ende pak prej tyre kërkojnë ndihmën e specialistëve.

Këtë vit, policia ka prangosur 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë të akuzuar për përndjekje, po ndalimi dhe dënimi i fajtorëve nuk mjafton, sipas specialistëve që këmbëngulin tek domosdoshmëria e mbështetjes psikologjike për të dëmtuarat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA