Rindizen tensionet! Hezbollahu lëshon 20 raketa drejt Izraelit, hakmarrje pas sulmit në Kafr Yoz (VIDEO)

13/09/2024 11:05

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se rreth 20 raketa u lëshuan në qytetin verior izraelit, Safed gjatë natës.

IDF njoftoi se nuk raportohet për asnjë të lënduar deri më tani.

Një fotografi e publikuar nga televizioni publik, Khan tregon dëme të vogla në një ndërtesë në Dalton, qytet afër Safedit, e shkaktuar nga një pjesë e raketës.

Ushtria thotë gjithashtu se sirenat janë aktivizuar përreth Safedit “për shkak të shqetësimeve se mbeturinat e raketave do të bien” dhe se zjarrfikësit po punojnë për të shuar një zjarr pranë Biry.

Ndërkohë mësohet se pas disa orësh zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në pyllin Birya, i cili u shkaktua nga sulmi me raketë.

Grupi Hezbollah mori përgjegjësinë për sulmin ndaj shtetit izraelit.

Grupi i mbështetur nga Irani thotë se shënjestroi një bazë të mbrojtjes ajrore me raketat Katuysha në shenjë hakmarrje për një sulm izraelit në Kafr Yoz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA