Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 41-vjeçare dhe gjithashtu vodhi një shumë të konsiderueshme parash nga një kazino.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit, më datë 12.09.2024, se në ambientet e një kazinoje në Vlorë, disa ditë më parë ishte vjedhur një shumë parash, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kryen arrestimin e D. Z., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari, më datë 01.09.2024, ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje.
Gjithashtu, D. Z. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel