Jose Alcides Vasquez punonte si pastor ose si vullnetar në disa kisha në jug të Kalifornisë por është arrestuar tashmë për disa sulme skesuale ndaj vajzave të reja.
47 vjeçari raportohet se u arrestua kësaj javë “pa incidente” në shtëpinë e tij në Menifee, me tetë akuza ku përfshihet sulm seksual ndaj një të miture dhe sjellje të pahishme seksuale ndaj një të miture.
Policia kishte nisur të hetonte Vasquez që prej vitit 2021, kur një vajzë në Ontario i tha një administratori se ishin sulmuar seksualisht.
Vasquez punonte në disa kisha në rajon, duke shërbyer edhe si pastor dhe si vullnetar, tha policia. Por me sa duket me punën e ti ai nxiste sjelljet egoiste prej maniaku, duke abuzuar me vajza të reja që i besonin ‘njerëzve të kishës’.
Policia në Ontario ka bërë thirrje për njerëz me informacion mbi sulmet që të ndihmojnë me hetimet.
Ndërkohë përsëri në SHBA, një pastor 61-vjeçar në Karolinën e Veriut ishte arrestuar me akuza drogash e armëmbajtjeje muajin që shkoi në Las Vegas.
David McGee u arrestua pasi thërriti policinë për të raportuar vjedhje në dhomën e hotelit, por aty oficerët i gjetën një pistoletë dhe disa doza fantanil, shkruan The Independent.
Top Channel