Me këtë votim parlamenti i dha dritë jeshile në ligjin për inspektimin në Shqipëri.
Ndryshimet në këtë ligj u hartuan me përfshirjen e të gjitha dhomave të biznesit që operojnë në Shqipëri përfshi ato te huaja, ekspertizës se OECD.
“Ndryshimet do të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhënien e trupave të inspektimit me biznesin dhe sipërmarrjen, duke ulur barrën ndaj tyre, me pak inspektime, jo masë administrative por paralajmërim e lënie detyrash me qellim vetrregullim, vetformalizimi”, shprehet Delina Ibrahimi, ministre për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit.
Gjatë diskutimeve në parlament Klotilda Bushka, kryetare e komisionit të ligjeve i konsideroi ndryshimet si të rëndësishme e hapur një kapitull të ri për inspektimet.
Top Channel