Kamerierja ndez debat kur ankohet për turistët që lanë vetëm 10% bakshish nga fatura $700 (fotot)

13/09/2024 17:53

Një kamariere e pakënaqur me bakshishin e disa turistëve ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale për masën e duhur të parave që duhet të lihen për ‘shërbimin’.

Amerikania ankohej për një grup turistësh evropianë që i lanë vetëm $70 bakshish, dhe shumë njerëz shprehnin mendimet e tyre.

Punonjësja e restorantit në New York ka ndezur një debat të gjatë mbi kulturën e bakshishit.

Ajo ankohet se megjithse në Evropë mund të jetë ndryshe, në SHBA masa e bakshishit është 20 përqind, prandaj të lësh 10 përqind të shumës për të nuk është fare e mjaftueshme.

Ajo shprehte ‘zhgënjimin’ e saj në rrjetin X për bakshishin e lënë nga turistët që po vizitonin New York nga diku në Evropë:

“Ata mund të shijonin ushqime të lira si pica 99cent apo ‘hot-dog’ nga karrocat e rrugës, por nuk e bënë këtë sepse donin pjata prej $700”, shkruan kamarierja.

Në postim Madison shtonte se klientët ‘qëndruan disa orë në restorant’ derisa menaxheri i pyeti ‘nëse u pëlqeu shërbimi’ dhe ata thanë se ishin “shumë të kënaqur”.

Por megjithë pëlqimin e tyre lanë vetëm $70 bakshish.

“Menaxheri i shpjegoi se zakonisht njerëzit lënë 20% bakshish dhe ata thanë ‘mirë’ dhe ai u largua,” shkruante Madison.

Zhgënjimi i Madison bëri që shumë përdorues në rrjet të diskutonin nese bakshishi ishte i mjaftueshëm apo jo.

“Vetëm amerikanët ankohen për një bakshish $70,” shkruante një person, kurse një tjetër gjithashtu komentonte: “Kujdes se të pëlqen shumë vetja nëse shan njerëzit që të dhanë  $70 se bëre vetëm punën tënde për të cilën paguhesh?”

Por Madison argumentonte se kamarierët në SHBA marrin shumicën e rrogës nga bakshishet. “Bakshishin duhet ta lësh gjithsesi”, shtonte vajza e pakënaqur.

FOTO GALERI
1/3
Amerikania ankohej për një grup turistësh evropianë që i lanë vetëm $70 bakshish

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA