Gjermania nënshkruan për të pritur 250,000 kenianë me marrëveshjen e re të punës (fotot)

13/09/2024 17:26

Qeveria gjermane ka nënshkruar sot për të hapur dyert për 250,000 punonjës nga Kenia, me dhe pa aftësi profesionale, në një marrëveshje për “emigracionin e kontrolluar dhe të shënjestruar”, thanë autoritetet.

Lajmi vjen dy ditë pas njoftimit të Gjermanisë për kontrolle në kufijtë e saj tokësorë kundër emigracionit të paligjshëm.

Zyrtarët thanë se ‘Kenia ka vështirësi në gjetjen e vendeve të punës dhe të të ardhurave për të rinjtë me profesion, kurse Gjermania përballet me mangësi të krahut të punës’.

Në kuadër të marrëveshjes, pesë kenianë shoferë autobusi kanë mbërritur tashme në Flensburg, në veri të vendit, në një projekt pilot.

Emigracioni është një çështje e nxehtë në Gjermani pas rritjes së popullaritetit të radikalëve të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Gjermania ka pritur më shumë se 1 milionë refugjatë nga lufta në Siri në vitet 2015-2016 dhe po aq nga Ukraina që prej nisjes së konfliktit ne shkurt 2022.

FOTO GALERI
1/2
Lajmi vjen dy ditë pas njoftimit të Gjermanisë për kontrolle në kufijtë e saj tokësorë kundër emigracionit të paligjshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA