Ekskluzive/ TCH siguron fotot, ja çfarë u hodh me dron brenda burgut të Peqinit! Dy ‘Iphone’ dhe 33 doza kokaine

13/09/2024 10:43

Top Channel ka siguruar pamjet se çfarë u hodh me dron gjatë mesnatës brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se ka përfunduar ekspertiza dhe ka rezultuar se janë hedhur dy telefona ‘Iphonë’, 8 fisha karikuesi, tridhjetë e tre doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabissativa.

Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim.

Ky është droni i dytë brenda pak ditësh pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA