Dy ditë pasi u mor i pandehur për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sërish në SPAK.
Malltezi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë, ndërsa seanca është shtyrë për në orën 14:30.
“SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare ligjet e kohës. Kjo tregon nështrimin politik. E kanë bërë të qartë vijimi është me të njëjtën masë. Ne i treguam gjykatës që prokurorët kanë dalë në gënjeshtër. Ka kod të veçantë për Edi Ramën dhe kod të veçantë për Sali Berishës. Ka vjedh tokë në Gjipe, asgjë nuk ka. Këto deklarova në gjykatë.”-deklaroi Malltezi para SPAK.
Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.
Top Channel