Video/ Momentet e pabesueshme kur legjenda Bon Jovi bind gruan të mos hidhet nga ura në Nashville

12/09/2024 15:16

Legjenda amerikane e muzikës ‘rock’ Jon Bon Jovi është filmuar kur ndaloi për të bindur një grua të mos vetëvritej duke u hedhur nga ura në qytetin e Nashville, ku ishte për të xhiruar një video muzikore.

Këngëtari kristian i hitit të njohur ‘Livin’ on a Prayer’ (Jeto me lutjen) dhe ‘Keep the Faith’ (Ruaj besimin)po kalonte në urën e këmbësorëve John Seigenthaler pasditen e të martës kur hasi gruan që mbahej te parmakët.

Kamerat e sigurisë së urës u shpërndanë në rrjet nga policia e Nashville, ku Bon Jovi shihet që i afrohet gruas me një shoqërues për t’i folur që mos lëndonte veten, derisa e bindin dhe e mbajnë ate larg parmakëve.

Oficerët që erdhën në vendngjarje vlerësuan veprimet e këngëtarit teksa kreu i policisë John Drake tha: “Duhet që të gjithë ne të mendojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin. Jon Bon Jovi dhe grupi i tij shpëtuan një grua në urën këmbësore  Seigenthaler mbrëmjen e të martës në Nashville”.

Bon Jovi ka shitur më shumë 120 milionë disqe gjatë karrierës së tij që prej mesit të viteve 1980.

Këtë vit ia tha për revistën People se po përmirësohet dhe përgatitet të performojë serish pas një operacioni të rrallë në fyt në 2022.

Duke folur për humbjen e vokaleve ai tregonte se nuk mund të performonte me superpozim:

“Nuk e di çfarë më ndodhi, shpresoj të rifitoj zërin tim. Por nuk performoj dot me zë të regjistruar, më mirë të më përplasë ndonjë autobus”./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Këngëtari kristian i hitit të njohur ‘Livin' on a Prayer’ (Jeto me lutjen) po kalonte në urën e këmbësorëve John Seigenthaler pasditen e të martës kur hasi gruan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA