Putin kthehet kundër ‘shtrigës së tij të preferuar’ që bënte magji ndaj armiqve politikë (fotot)

12/09/2024 16:31

Alyona Polyn, 44 vjeçe, raportohet se drejton një shoqëri magjistaresh të quajtur “Shtrigat me të forta të perandorisë” por inteligjenca e Ukrainës thotë së fundmi se ajo ‘është në shërbim të agjencive ruse të inteligjencës FSB e SVR’.

Mediat perëndimore shkruanin sot se Putin e kishte kthyer gruan në “shtrigën e tij të preferuar” por se fundmi zyrtaret e tij e kane quajtur “ekstremiste”.

Polyn, e njohur gjithashtu si Elena Sulikova, 44, është akuzuar s fundmi nga zyrtarët e Putin për ofendim të besimtarëve ortodoksë rusë.

Polyn thotë se ka trashëguar fuqitë e saj magjike nga gjyshja dhe tashmë drejton konventën e shtrigave me të cilën ka mbështetur Putin dhe luftën e tij, duke bërë magji kundër armiqve.

Por megjithatë ajo raportohet se në fillim të vitit është marrë në pyetje nga hetuesit e FSB kur u gjet në zotërim të kukullave të magjisë vudu, të qirinjve të zinj dhe statujave me zota të dyshimtë, nga besime të ndryshme.

Mediat shkruajnë se magjistares i ishin gjetur gjithashtu lakuriqë nate të ngordhur, thika ritualesh, barëra të ndryshme, kafka e sfera kristali.

Kësaj jave zyrtarët në Moskë e akuzuan atë për “ekstremizëm dhe ofendim të besimtarëve”, duke u bërë pjesë e listës së personave të proceduar.

Gruaja kishte marrë vëmendje në 2019 kur drejtonte një grup “shtrigash në mbështetje të Putin”, duke bërë magji ndaj armiqve të tij që ata “të ktheheshin në humnerë”.

Në një prej mesazheve të tyre thuhej: “Ai që dëgjon e ai që nuk dëgjon, ai që shikon e ai që nuk shikon, nuk do ta harroni fjalën time. Ngrihu fuqi e Rusisë, drejto rrugën e Vladimir Putin në të vërtetë e në drejtësi, me anë të fjalës time.”

Kievi ka sugjeruar se ajo është e lidhur me shërbimet sekrete ruse, duke rekrutuar magjistare të tjera për të monitoruar lëvizjet e ushtrisë së Ukrainës, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
1/5
Polyn, e njohur gjithashtu si Elena Sulikova, 44, është akuzuar se fundmi nga zyrtarët e Putin për ofendim të besimtarëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA