Policia në Malajzi shpëton qindra fëmijë të abuzuar seksualisht nga grupi fetar i bamirësisë (fotot)

12/09/2024 18:16
Nje nga shtepite e abuzimeve ne Kuala Lumpur,12 shtator 2024 [Mohd Rasfan/AFP]

Autoritetet në Maljazi njoftonin se rreth 400 fëmijë janë abuzuar seksualisht dhe fizikisht në disa shtëpi kujdesi të menaxhuara nga një grup i njohur biznesi në vend.

Policia tha se kishte kryer të paktën 20 bastisje në shtëpitë e kujdesit të fëmijëve pas raportimeve për abuzimet e rënda.

Zyrtarët shtonin se kishin shpëtuar 402 fëmijë e kishin arrestuar 171 të rritur, mes të cilëve drejtues fetarë, mësues e kujdestarë, tha kryeinspektori Razarudin Husain.

Shtëpitë e fëmijëve menaxhoheshin nga kompania vendase Global Ikhwan Services (GISB), sipas Razarudin said.

Autoritetet fetare në krahinën Selangor thanë se po hetonin mbi shtëpitë e fëmijës dhe shtonin se ato ‘nuk menaxhoheshin nga GISB.’

Razarudin tha për fëmijët e abuzuar se ata ishin të moshave nga një vjeç deri në 17, por nuk tha nga kishin ardhur denoncimet.

Kompania GISB tha në një deklaratë se “nuk kemi në politikat tona veprime kundër ligjit dhe fesë islame”.

Mes fëmijeve ishin bij e bija të punonjësve të kompanisë malajziane GISB, e cila e përshkruan veten si “Islamike” dhe operon supermarkete e lavanteri.

Razarudin tha se fëmijët dërgoheshin në këto shtëpi kujdesi pak pas lindjes, ku kishin pësuar abuzime të ndryshme nga kujdestarët dhe nuk lejoheshin të kërkonin trajtim mjekësor në rast dëmtimi.

Ai shtoi se të shpëtuarit do të strehohen përkohësisht një shkollë policie pranë kryeqytetit Kuala Lumpur.

Policia tha se kompania GISB, e cila operon në një numër vendesh si Indonezi, Singapor, Egjipt, Singapor, Egjipt, Arabia Saudite e France, ka shfrytëzuar fëmijët dhe ndjenjat fetare për të mbledhur donacione, sipas Razarudin.

Dy nga ndërtesat e bastisura ishin regjistruar si ‘shkolla muslimane’, të cilat supozohet se ishin monitoruar nga inspektorët por nuk ishin gjetur shkelje ose abuzime, shkruan rrjeti AlJaseera.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët shtonin se kishin shpëtuar 402 fëmijë e kishin arrestuar 171 të rritur, mes të cilëve drejtues fetarë, mësues e kujdestarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA