Mbi 220 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës, 15 mijë më shumë se vitin e kaluar 30/08 19:51
Në nderim të shenjtores shqiptare Nënë Tereza, në ambientet e bibliotekës publike të Elbasanit është organizuar një ekspozitë me botimet dhe pullat që janë emetuar në vite për humanisten e madhe të shekullit të XX.
Koleksionisti Hysen Dizdari ka mbledhur të gjitha emisionet e hedhura në qarkullim Posta Shqiptare duke sjellë mbi 50 pulla të Nënë Terezës.
Shenjtorja Nënë Terezë i ka kaluar kufinjtë e kombeve më kontributin dhe mësimet e saj, ndaj sot nderohet në të gjithë botën.
Aktiviteteti organizohet në kuadër të 8 vjetorit të Shenjtërimit të “Nënë Terezës” dhe përveç nderimit të saj synojnë përhapjen e misionit të saj humanitar ndër breza.
Top Channel