Princi saudit pret kryeministrin kinez Li Qiang në Riad (fotot)

11/09/2024 18:39

Sundimtari ‘de facto’ i Arabisë Saudite, princi Mohammed bin Salman është takuar sot me kryeministrin kinez Li Qiang për të diskutuar çështjet bilaterale, njoftonin mediat vendase.

Kryeqyteti saudit është në fakt ndalesa e parë e Li i cili ka nisur një turne vizitash në vendet e Gjirit Persik, teksa më pas do të vizitoje Emiratet e Bashkuara.

Dy liderët diskutuan “bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve bë fushat e politikës, sigurisë, tregtisë, energjisë, kulturës e teknologjisë”, shkruante rrjeti shtetëror vendas Saudi Press Agency.

Arabia Saudite, edhe pse aleate tradicionale e SHBA, vitet e fundit ka krijuar lidhje të forta me Pekinin dhe përpiqet të afrohet më shumë me vendet e Lindjes së Mesme.

Kina përbën aktualisht një të katërtën e eksporteve të naftës krudo nga Arabia, që është nga ana e saj eksportuesja më e madhe në botë.

Kryeministri kinez tha për mediat vendase se “vizita ime në mbretëri ka synimin të ngrejë marrëdhëniet tona në nivelin më të lartë”.

Vitin e shkuar Kina ndërmjetësoi një afrim historik mes Arabisë Saudite dhe Iranit ndërsa është përfshirë gjithashtu në çështjen e konfliktit të rëndë në Palestinë në kërkim të armëpushimit, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/5
Arabia Saudite, edhe pse aleate tradicionale e SHBA, vitet e fundit ka krijuar lidhje të forta me Pekinin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA